Miranda Kerr dhurron 100 mijë dollar për të ndihmuar një elefant
Elefanit në fjalë gjindet në Tailandë, dhe është në mbikqyrje të Soraida Salwalës. Ai është 1 vjeçar dhe ka nevojë për kujdes të madh pasi nuk e ka të gjallë nënën e tij. Për këtë arsye, ishte aktorja ajo që u shpreh e gatshme të dhurojë plotë 100 mijë dollar për të ndihmuar atë. “Ne…

ShowBiz
Elefanit në fjalë gjindet në Tailandë, dhe është në mbikqyrje të Soraida Salwalës. Ai është 1 vjeçar dhe ka nevojë për kujdes të madh pasi nuk e ka të gjallë nënën e tij.
Për këtë arsye, ishte aktorja ajo që u shpreh e gatshme të dhurojë plotë 100 mijë dollar për të ndihmuar atë.
“Ne kemi një elefant i cili është 1 vjeç. Nëna e tij tentoi që ta vriste atë gjatë lindjes, dhe kështu ai tani ka nevojë për ndihmë. Atij i duhet shumë qumësht dhe gjëra tjera”.
“100 mijë dollarët e dhuruar nga Miranda do të shpenzohen për t’i siguruar elefantit qumësht”, tha Salwala.
Modelja ka bërë një fotografi gjatë dhurimit të çekut me para, aty ku u duk shumë e bukur me një fustan të bardhë dhe të shkurtër.