Miranda Hashani njofton për vdekjen e një personi shumë të dashur për të

Miranda Hashanit i vdes një person tejet i dashur.

ShowBiz

19/10/2020 16:44

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miranda Hashani, ka njoftuar për vdekjen e një personi shumë të dashur për të, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Faceook këngëtarja ka treguar se ka ndërruar jetë halla e saj.

“Halla jonë e mira, e bardha ???Seç u ktheva në të kaluarën, atëhere kur si fëmijë je kureshtarë për të ditur e mësuar shumë çka. Ajo për kundër obligimeve të mëdha që kishte rreth shtëpisë e kafshëve që mbanin gjente kohë për tju përgjigjur çdo pyetje tonën, sidomos unë që çka nuk më kujtohej ta pyetja e e degjoja me vëmendje tek sa spjegonte çdo gjë me qetësi e me butësinë që e kishte.
Te ajo në shtëpinë në fshat mezi prisja të shkoja, aty ku për herë të parë e kam parë pulën, lopën, patën, qenin, macet ?.Kam mbush ujë në bunar, e ska pas pamë e perime që nuk është rritur në kopshtin e saj ?.Çdo mëngjes i mbledhnim bashk vezët, merrnim qumështin e flisnim me të gjitha kafshët mu si në përallat e librave. Aty pash zogu të çukitë për të dalë nga veza dhe lumturohesha kaq shumë që po lind një jetë e re ?.E në mbrëmje kur mblidheshim mbrenda në shtëpi sidomos në stinën e dimrit, rreth stufës seç këshilla të vlefshme na ipte, po nuk kishte punë dore artizanate që nuk i bënte, edhe këto i mësova nga ajo ?.Halla Azize, kjo është veq pak nga kujtimet që i kam me ty, se i kam shumë e që do ti kujtoj sa të kem jetë.Dashuria e përqafimet e tua do të na mungojnë shumë ???
Të qoftë dheu i lehtë e shpirti dritë tu bëftë halla jonë e mira ?”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/