Mirallas lavdëron Januzajn

Njëherë e kritikoi përfshirjen e tij në ekipin e Belgjikës për Kampionatin botëror, por tani, Kevin Mirallas ka vetëm lëvdata për bashkëlojtarin e tij të ri, Adnan Januzaj.

Sport

29/05/2014 16:46

Ylli i Evertonit, Kevin Mirallas ka lavdëruar Adnan Januzajn, pasi fillimisht e kritikoi përfshirjen e tij në ekipin e Belgjikës, për Kampionatin botëror në Brazil.

 “Më duhet të jem i qartë: Adnani është një lojtar i madh dhe po duket një djalosh i shkëlqyer. Vetëm momenti i zgjedhjes së tij ishte diskutabil, asgjë më shumë”, deklaroi Mirallas për mediat belge.

Mirallas po ashtu theksoi se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar, por gjithçka ka mbetur në të kaluarën.

“Shumica prej deklaratave të mia janë keqinterpretuar ose keqkuptuar. Unë ia kam dhënë versionin tim Adnanit. Gjithçka ka shkuar mjaft mirë dhe është harruar tashmë kjo punë”, u shpreh ai.

Januzaj debutoi me Belgjikën të hënën në miqësoren kundër Luksemburgut.