Miqtë e vërtetë
Siç thotë një fjalë popullore: qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë thënie e vërteton edhe një qen, i cili e ka bërë mikun e tij më të mirë një… foshnje. Qeni i quajtur Zero, i racës Shiba Inu, duket mjaft i lidhur me beben, duke e shikuar atë, derisa nëna e saj…

Lifestyle
Siç thotë një fjalë popullore: qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë thënie e vërteton edhe një qen, i cili e ka bërë mikun e tij më të mirë një… foshnje. Qeni i quajtur Zero, i racës Shiba Inu, duket mjaft i lidhur me beben, duke e shikuar atë, derisa nëna e saj e ndërron dhe i jep ushqim.
Pamjet e jashtëzakonshme e vërtetojnë miqësinë e pabesueshme në mes të njeriut dhe kafshës, posaçërisht në momentet kur qeni e merr përsipër mbrojtjen e bebes në mënyrë mjaft serioze.
“Ne u bëmë me bebe vetëm dy javë më parë. Qeni im ka vendosur se bebja është e tij, pasi ai rri shumë afër saj gjatë tërë kohës”, ka shkruar nëna e foshnjës, Prolifiscalo, në faqen Imgur.
Njëra prej fotografive më të veçanta është kur Zero shtrihet afër bebes dhe ia afron hundën pranë dorës së saj. Vërtetë e magjishme. Përpos Zeros, familja e ka marrë edhe motrën e saj, Ichi.