“Miqtë e mi do të kalojnë nëntë vjet në burg, Evropa duhet të reagojë”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për protestat e mëdha që po zhvillohen në Kataloni.

Sport

19/10/2019 10:53

Në këtë zonë, ka disa ditë që janë duk u zhvilluar protesta të ashpra, gjë që kanë bërë që të shtyhet edhe ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Gjithë këto protesta kanë nisur pas dënimit të organizatorëve të referendumit për pavarësinë e Katalonisë në vitin 2017.

Protestuesit po kërkojnë lirimin e të burguarve katalanë, të dënuar me burg mes nëntë dhe 13 vitesh.

“Unë mbroj të drejtat e njeriut dhe do t’i mbrojta kudo në botë”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Ishte thelbësore që ne të luftojmë racizmin dhe diskriminim”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh me Kataloninë nesër, protestuesit po mbyllen. Unë kam miq që do të kalojnë nëntë vjet burgim vetëm për votim. Sepse ata kërkuan vetëm votim. Evropa duhet të përfshihet dhe të zgjidh këtë konflikt”./Lajmi.net/