Miqësorja Kosovë – Shqipëri, kushtet atmosferike problemi

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka konfirmuar miqësoren me Shqipërinë, ndërsa ka thënë se ka një problem për këtë ndeshje.

Sport

19/10/2015 10:51

Vokrri ka deklaruar se kushtet atmosferike mund të jenë pengesë për zhvillimin e këtij takimi.

“Ne kemi biseduar me presidentin Duka dhe jemi marrë vesh në princip që ndeshja të zhvillohet muajin e ardhshëm në Prishtinë, por ka mbetur që të shihen edhe kushtet atmosferike”, tha Vokrri për Gazetën Express.

Ai tha se është menduar që kjo ndeshje të jetë festive, pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian dhe në rast se nuk zhvillohet në Prishtinë, atëherë nuk do të bartet në Shqipëri.