MINT me detaje për mbylljen e dy pikave të derivateve në veri

Dy pika të derivateve janë mbyllur sot në veri të vendit. Në lidhje me këtë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë dhënë detaje shtesë ku ndër të tjerash është theksuar se pikat janë mbyllur në Zvecan dhe në Leposaviq. “Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror…

Lajme

22/07/2024 15:25

Dy pika të derivateve janë mbyllur sot në veri të vendit.

Në lidhje me këtë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë dhënë detaje shtesë ku ndër të tjerash është theksuar se pikat janë mbyllur në Zvecan dhe në Leposaviq.

“Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.Ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së  Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës , Doganën e Kosovës , Administratën Tatimore të Kosovës  dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu është theksuar se verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që cdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi, transmeton lajmi.net.

“**Kujdes!** Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi.Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim”./Lajmi.net/