Mino Raiola lëshon ‘bombën’ për Haaland, katër klube nga Anglia mund ta transferojnë atë

Njëri nga talentet më të mëdhenj në botën e futbollit, Erling Haaland, është duke kaluar në një formë shumë të mirë me Borussia Dortmund.

Sport

23/02/2021 22:03

Haaland së bashku me Mbappe konsiderohen të jenë dyshja e ardhshme e futbollit, me të dy që po luftojnë për të fituar topin e artë në një të ardhme të afërt.

Megjithatë, norvegjezi po ka probleme që të fitojë titull me klubin e tij të tanishëm, përcjell lajmi.net.

Kështu, agjenti i tij, Mino Raiola, ka thënë së fundmi se vetëm 10 klube mund të nënshkruajnë me lojtarin që ai menaxhon.

Ai gjithashtu shton se prej tyre klubeve, katër janë në Premierligë.

Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea besohet të jenë ato klube në të cilat Haaland mund të transferohet./Lajmi.net/