Ministrja Hoxha, uron formimin e Qeverisë së re gjermane dhe ish kolegun, Heiko Maas

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar formimin e Qeverisë së re të Republikës Federale të Gjermanisë, nën udhëheqjen e mandatit të katërt, të Kancelares Angela Merkel.

Lajme

14/03/2018 18:45

Ministrja Hoxha, në veçanti ka uruar ish kolegun e saj, i cili ishte më herët në krye të Ministrisë së Drejtësisë që tashmë mban resorin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Heiko Maas.

Këtu është postimi i Ministres Hoxha:

Përgëzoj formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë Federale, mandatin e katërt të Kancelares Angela Merkel, të përbërë nga dy partitë më të fuqishme, duke krijuar koalicionin, CDU-CSU dhe SPD.

Në veçanti, uroj mikun tim, ish ministrin e Drejtësisë, Z. Heiko Maas, për postin e ri, Ministër Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.