Ministrja Hoxha uron besimtarët e krishterë: Gëzuar për shumë mot Krishtlindja!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar besimtarët e krishterë, me rastin e festës së shenjtë, Krishtlindjes, po ashtu, Ministrja ka uruar edhe miqtë ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës.

Lajme

24/12/2017 12:51

“Kjo festë e madhe e dritës dhe shpresës, qoftë e gëzuar dhe e lumtur për të gjitha familjet që kremtojnë, duke i përcjell shëndeti, paqja dhe begatia”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Ja postimi i plotë:

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar për shumë mot Krishtlindja! Me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes, të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës, gëzuar dhe urime, për shumë mot Krishtlindja. Kjo festë e madhe e dritës dhe shpresës, qoftë e gëzuar dhe e lumtur për të gjitha familjet që kremtojnë, duke i përcjell shëndeti, paqja dhe begatia.”