Ministrja Hoxha uron Bajramin: Shëndet, paqe e lumturi!

11:17 | 15 Qershor 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e lumturi, në secilën familje.

Ja urimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Urime dhe gëzuar Bajrami i madh! Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj Bajramin e madh, me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e lumturi në familjet Tuaja. Uroj që të kemi të gjithë më shumë sukses, dashuri dhe solidaritet ndërmjet nesh, në vendin tonë dhe më gjerë. Urime dhe me fat Bajrami!”. /Lajmi.net/