Ministrja Hoxha: Prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga Raporti për vendin

Pas konferencës për media, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shkruar se “Raporti vlerëson të arriturat, po ashtu numëron edhe ngecjet me rekomandime. Tash është prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga Raporti, sepse, rruga jonë e vetme është integrimi i vendit tonë me vlerat e BE-së”.

Lajme

30/05/2019 15:45

Ajo po ashtu, ka kërkuar që të mos ketë vonesa në vendimmarrje në Këshillin e Ministrave, transmeton lajmi.net.

Ja postimi i Ministres Hoxha: 

Në konferencën për media, dedikuar Raportit të vendit nga Komisioni Evropian, ceka se raporti vlerëson të arriturat, po ashtu numëron edhe ngecjet me rekomandime. Tash është prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga Raporti, sepse, rruga jonë e vetme është integrimi i vendit tonë me vlerat e BE-së.

Vlerësimi në Raport është ndarë në katër pjesë: Pjesa e përgjithshme, Kriteret politike, Kriteret socio-ekonomike dhe Standardet e BE-së.

Mbetet punë për t’u bërë për procesin integrues, ndërsa çështja e liberalizimit të vizave, është në duar të Këshillit të Ministrave dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, kërkojmë të mos ketë vonesa, përkundrazi, presim që parimet themelore të BE-së të zbatohen edhe për Kosovën. /Lajmi.net/