Ministrja Haxhiu për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj: Kërkojmë dënim maksimal për autorët

Ministrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, me ç’rast ka thënë se janë të shqetësuar dhe për këtë qeveria ka dhënë angazhimin maksimal.

Lajme

25/08/2021 14:33

Haxhiu në një konferencë për medie tha se Qeveria do të angazhohet për reforma në arsim, shëndetësi e drejtësi.

“Jemi të shqetësuar me vrasjen makabre të M.O. dhe kjo është arsyeja pse qeveria ka dhënë angazhim maksimal ndaj këtij rasti. Për shkak të dominimit të mentalitetit patriarkal burrat konsiderojnë trupin e gruas si një pronë të tyre. Kjo duhet të ndryshoj dhe qeveria do të angazhohet në reforma në arsim, shëndetësi, drejtësi”, u shpreh ajo.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se kërkojnë dënim maksimal për vrasjen makabre në Ferizaj. /Lajmi.net/