Ministrja franceze e “godet” fortë Gjokoviqin pas deklaratave skandaloze për Kosovën
Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq vazhdon të jetë kryetema për të keq në botën e sportit për shkak të deklaratave skandaloze të tij se “Kosova është zemra e Serbisë” në French Open. Gjokoviq pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros ka shkruar në kamerë “Kosova është zemra e Serbisë” dhe…
Sport
Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq vazhdon të jetë kryetema për të keq në botën e sportit për shkak të deklaratave skandaloze të tij se “Kosova është zemra e Serbisë” në French Open.
Gjokoviq pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros ka shkruar në kamerë “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “ndalojeni dhunën”.
Ky veprim i Gjokoviqit erdhi në kohën kur tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë të rriten nga huliganët serbë të cilët sulmuan ditë më parë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, shkruan lajmi.net.
Gjokoviqin së fundmi e ka kritikuar edhe ministrja e sporteve në Francë, Amélie Oudéa-Castéra.
Kjo e fundit ka thënë se Gjokoviq dërgoi mesazhe militante dhe ishte shumë politik.
“Kur dërgohen mesazhe që janë mbrojtje e të drejtave të njeriut, mesazhe që i afrojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i dërgojë ato”, tha ajo më pas duke shtuar se është ende një mesazh “militant dhe shumë politik” nga Gjokoviq që nuk duhet të përsëritet.
Përveç skandalit në fushën e lojës, Gjokoviq vazhdoi me deklarata skandaloze dhe qesharake në konferencë për media duke shtuar se “Kosova është kala e Serbisë”./Lajmi.net/