Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë viziton Kosovën

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë, Ursula Von Der Leyen do të vizitojë të enjten Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lajme

14/05/2014 23:55

Sipas agjendës së njoftuar të mërkurën nga MFSK, ministrja gjermane Von Der Leyen do të pritet me ceremoni ushtarake, e më pas do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve dhe do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrit Agim Çeku dhe ministres Ursula Von Der Leyen.

Më pas është paraparë që dy ministrat të paraqiten para përfaqësuesve të medieve.