Ministrja e Jashtme: Kroacia ka luftëtarë në Ukrainë, por nuk i mbështesim

Ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Vesna Pusiq ka deklaruar se Kroacia në asnjë mënyrë nuk mbështet shtetasit të cilët kanë vajtur në Ukrainë për të luftuar, por në të njëjtën kohë tha se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të njerëzve.

Lajme

13/02/2015 23:08

Ajo përshëndeti ardhjen e presidentit ukrainas Petro Poroshenko në inaugurimin presidencial në Kroaci, raporton Anadolu Agency.

“Kroacia udhëheq politikën e vet dhe ka qëndrimet e veta edhe në këtë rast”, ka theksuar ministrja Pusiç duke folur për kërkesën e Rusisë që luftëtarët kroat në Ukrainë të tërhiqen nga ai vend. Pusiq ka deklaruar se e ka befasuar lajmi se disa shtetas të Kroacisë kanë shkuar për të luftuar në lindje të Ukrainës.

Ajo theksoi se në rastin e Kroacisë bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të njerëzve, por se nga pika e politikës së jashtme kjo çështje konsiderohet si shumë serioze dhe situata përcillet. “Kroacia nuk e mbështet në asnjë mënyrë këtë dhe angazhohet që numri i vogël i luftëtarëve që ndodhen atje, të kthehen. Besojmë se të gjithë, luftëtarët e huaj që janë në anën e një vendi tjetër duhet të kthehen. Në rastin tonë bëhet fjalë për numrin më të vogël të njerëzve në përgjithësi të cilët janë në territorin e Ukrainës, por vijnë nga tjera vendet”, tha Pusiq.

Ministrja Pusiq u bëri thirrje të gjitha vendeve, shtetasit e të cilave luftojnë në territorin e Ukrainës, të veprojnë në të njëjtën mënyrë si Kroacia. Ajo është njoftuar se në ceremoninë e inaugurimit të presidentes kroade të dielën do të jetë i pranishëm edhe presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ministri i Jashtëm Pavlo Klimkin. Pusiq deklaroi se e gëzon lajmi që do të vijnë edhe përfaqësues të Ukrainës: “Ne i mirëpresim dhe mendoj që ky është një lajm shumë i mirë”.