Ministrja Denaj vijon vizitat në familjet e prekura nga tërmeti në Durrës

Ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj po vijon vizitat në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.

Lajme

22/09/2019 17:47

Gjatë vizitave ministrja ka shkuar shtëpi më shtëpi, në familjet e prekura nga tërmeti duke iu përgjigjur bashkë me ekipin teknik çdo pyetje të qytetarëve.

“Ministria e Financave do të alokojë edhe fonde shtesë në varësi të nevojave që do të vijnë dhe verifikimeve në terren nga strukturat përkatëse”, tha ministrja Denaj, raporton ATSH.