Ministrja Bajrami merret në pyetje në Kuvend për skandalin e avullimit të 2 milionë eurove
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sapo ka hyrë në Kuvend ku do të raportojë për skandalin e zvullimit të 2 milionë eurove nga ministrja e sajë nëpër disa llogari të bizneseve të ndryshme.

Lajme
Për këtë skandal qeveritar tashmë është arrestuar zyrtari I Ministrisë së Financave në Departament të Thesarit, Labinot Gruda si dhe biznesmeni Kadri Shala të cilit i ishin transferuar shuma të mëdha parashë.
Deputetët e Komisionit për Buxhet dhge Financa në Kuvendin e Kosovës pritet të shtrojnë pyetje ministres Bajrami për të sqaruar se si ndodhi avullimi I 2 milionë eurove nga kasa e shtetit dhe sa ka siguri buxheti I shtetit.
Mësohet se një shumë e madhe e mjeteve që janë avulluar, janë marrë nga një kontratë e asfaltimit të rrugës së Prevallës, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës I cili ishte pjesë e hetimeve nga Task Forca Anti Korrupsion e cila ditë më parë u shua me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti.
Po ashtu është raportuar se arsyeja e shuarjes së Task Forcës Anti Korrupsion u shua nga Qeveria pasi e njëjta po hetonte kontratat e disa ministrave të qeverisë aktuale, andaj për këtë vendim të Qeverisë kanë reaguar edhe Ambasada Amerikane dhe ajo e Gjermanisë.
Komisioni Parlamentar për Buxhet ku do të intervistohet ministrja Hykmete Bajrami do të nisë punën në ora 15:45. /Lajmi.net/