Ministria për kthim ndanë 3 milionë euro për komunat në veri të Kosovës

Ministria për Komunitete dhe Kthim qw udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq i Listws Serbe, ka ndarë 3 milionë euro për projektet në katër komuna në veri të Kosovës.

Lajme

03/06/2015 16:44

Sipas një njoftimi të kësaj Ministrie sot në Ministrinë e Pushtetit Lokal në prezencën e kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës është nënshkruar marrëveshja e cila definon projektet dhe formën e realizimit të tyre.

Sipas komunikatës, ministri Dalibor Jevtiq theksoi se Ministria ka ndarë gjysmën e buxhetit për projektet në veri, dhe shpreson se realizimi i projekteve do të bëhet sipas afateve të caktuara ashtu që të hollat mos të shkojnë në suficit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes përveç ministrit Jevtiq ishin prezent edhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës, ministri i Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq, ministri i Mjedisit Ferid Agani, si dhe përfaqësuesit USAID-it dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.