Ministria fajson sorrat pse u prish kulimi i objektit

Për herë të parë në Kosovë po fajësohen sorrat, e jo njerëzit -se kanë dëmtuar pronën publike

Lajme

14/09/2015 12:46

Bëhet fjalë për dëmtimin e kulmit të Ministrisë së Haki Demollit, e cila ishte përfshirë nga uji, në fund të muajit gusht.

Institucionet përgjegjëse për ndërtesat publike kanë thënë se dëmtimi i kulmit në objektin e Ministrisë së FSK’së është bërë nga sorrat. Derisa në Ministrinë e FSK e kanë pranuar se objektin e kishte marrë uji. Objekti i Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe ka kushtuar mbi 5 milionë e 700 mijë euro, dhe është inaguruar në muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Kjo rrjedhë u shkaktua nga dëmtimi i shtresës së salikonit të xhamave të cilën e kishin dëmtuar shpezët (sorrat)”, ka thënë për gazetën Express Zeqir Bekolli, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MAP.

Ai ka treguar po ashtu se me të mësuar për rastin ka reaguar MAP-i dhe kompania që ka për obligim eliminimin e defektit.
“…ndërtesa ndodhet në periudhën e garancionit. Dëmi i shkaktuar është simbolik. Kompania është duke punuar në eliminimin e këtij defekti. Ndërsa silikoni i dëmtuar po zëvendësohet me një material të cilin shpezët më nuk mund ta dëmtojnë”, ka thënë Bekolli.

Pas publikimit të tekstit se si Objekti 6 milionësh i Ministrisë së FSK’së po vërshohet nga uji, ka kthyer përgjigje edhe ky institucion. Ndonëse me vonesë ata e pranojnë se aty ka pasur vërshime nga uji.

“Ne kemi evidentuar problemet pikjes së ujit nga çatia e qelqtë e godinës së MFSK-së dhe i kemi raportuar tek Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe ajo tek punë kryesi i cili është duke u marrë me evitim e problemit. Duhet të theksojmë se pikja e ujit ka ndodhur ditën e shtrëngatës që kishte përfshirë tërë Prishtinën me rrethinë”, ka thënë për Express Ibrahim Shala, Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK.

Shala ka treguar po ashtu se në objektin e ri kanë dalë dy muaj para kohe, dhe sipas tij këtë e kanë bërë pasi në objektin e vjetër nuk ka pasur kushte për punë.

“Ne e kemi raportuar problemin e paraqitur tek MAP. Objekteve të reja në fazën fillestare mund të ju paraqitet ndonjë defekt. Në objektin e ri jemi bartur dy muaj para afatit kurë edhe shumë punime të karakterit minor kishin ngelur ende pa u përfunduar. Këtë bartje e kemi bërë sepse në ishin hapësirat e MFSK-së në lagjen e Emshirit kemi punuar në kushte jashtëzakonisht të rënda nëpër kontejner”.

Ai nuk ka treguar se kush është fajtor i vërshimit nga uji i Ministrisë, por ka thënë se kanë kërkuar vetëm zgjidhjen e problemit. Objekti i Ministrisë së Forcës së Sigurisë ka një sipërfaqe prej 100.00 metrave katrorë dhe ka kushtuar mbi 5 milionë e 700 mijë euro, të paguara nga buxheti i shtetit. /Express