Ministria e Shëndetësisë dhurata për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka treguar se janë duke i përgatitur disa dhurata për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Lajme

25/12/2017 13:29

“Erdhën festat. Së bashku me kolegët në Ministrinë e Shëndetësisë, përgatitëm dhuratat e fundvitit të cilat do t’i shpërndajmë së shpejti te fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Në ndihmë na erdhën edhe miqtë e vegjël nga shoqata Down Syndrome Kosova , me kartolinat  e tyre të punuara me shumë dashuri. Gëzuar”, ka shkruar Ismaili në facebook./Lajmi.net/