Ministria e Gërvallës ia huq sërish, s’ia di emrin ministrit të jashtëm të Izraelit me të cilin nënshkruan marrëveshje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.

Lajme
Por, një gjë duket se ende nuk ka ndryshuar siç duhet. Ministria e Gërvallës është njohur që nga fillimi i mandatit të saj se bën huqje në rrjetet sociale, dhe jo vetëm, e një të tillë e ka bërë edhe gjatë vizitës së rëndësishme në Izrael, shkruan lajmi.net.
Në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve me Izraelin, ministria e Gërvallës ka dështuar t’ia qëllojë emrin e saktë ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid, dhe ka shkruar Yaid Lapid.
During her visit to Israel, ??DPM/FM @gervallaschwarz and ??FM @YaidLapid have signed three MoU:
✅ cooperation in education, science, and culture
✅joint declaration on cooperation in many fields
✅film co-productionMany more to come!
????? pic.twitter.com/yPjjEeWH4r
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) May 9, 2022
Por më të kujdesshëm në këtë pikë kanë qenë pala izraelite. Ministri i Jashtëm Lapid, ka përmendur saktë në Twitter llogarinë e ministres Gërvalla në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy shteteve. /Lajmi.net/
פגשתי היום את שרת החוץ של קוסובו ?? @gervallaschwarz, שהגיעה לביקור מדיני ראשון בארץ מאז כינון היחסים בין ישראל לקוסובו. חתמנו על הסכמים לשיתופי פעולה במדע, חינוך ובתחום הקולנוע וההפקה. ממשיכים לחזק את הקשרים המדיניים של ישראל בעולם וליצור הזדמנויות חדשות ?? pic.twitter.com/wQFTZQJto2
— יאיר לפיד – Yair Lapid? (@yairlapid) May 9, 2022