Ministria e Drejtësisë: Malisheva nuk tentoi vetëvrasje

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë ka përgënjeshtruar informatat në disa media se gjëja komandant Muhamet Krasniqi ka tentuar të bëjë vetëvrasje në burg.

Lajme

12/08/2015 20:31

“Ministria e Drejtësisë ju informon se spekulimet e ngritura për Muhamed Krasniqin (Komandant Malisheva) i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Prilepit, për tentim vetëvrasje janë të pavërteta dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile”, transmeton Alsat M.

Në ndërkohë, edhe mbrëmë, me anë të një postimi në facebook, ka reaguar gruaja e Komandant Malishevës, Arjeta Rexhaj Krasniqi, duke hedhur poshtë kategorikisht spekulimet në media për tentimin për vetëvrasje të të shoqit.

Ajo përcolli edhe fjalët e Malishevës, në të cilat thotë:

“Une Muhamet Krasniqi i drejtohem familjareve te deshmoreve dhe te burgosurve,shokeve te idealit dhe mbare popullit shqiptar dhe ju betohem qe me daten 09.05.2015 kam menduar disa here te vetevritem, por per shkak te tradhetise jam dorezuar qe te del e verteta ne shesh,e kur ate dite nuk kam bere nje gje te tille nuk do e beje kurrë”.