Ministria e Bujqësisë paguan mbi 2.70 € për një pije – Nënshkruan kontratë në vlerë 67 mijë euro për shërbime gastronomike për 3 vite

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar një kontrate për “shërbimet e gastronomisë, pije freskuese dhe të nxehta”. Ky tender i hapur nga kjo Ministri, ishte parashikuar në vlerë prej 67 mijë e 500 eurove, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, kjo kontratë i është dhënë “D.P.H.,,Luzern”, të cilët sipas njoftimit…

Lajme

13/11/2025 12:21

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar një kontrate për “shërbimet e gastronomisë, pije freskuese dhe të nxehta”.

Ky tender i hapur nga kjo Ministri, ishte parashikuar në vlerë prej 67 mijë e 500 eurove, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, kjo kontratë i është dhënë “D.P.H.,,Luzern”, të cilët sipas njoftimit të kontratës kanë dhënë vleren e përgjithshme të kontratës në vlerë prej 2 euro e 76 cent. Sipas kontratës, tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 5 euro e 22 cent.

Ky çmim përfshin jo vetëm pijen, por edhe shërbimin gjatë takimeve, konferencave dhe ngjarjeve të ministrisë, përfshirë edhe logjistikën dhe personelin.

Megjithatë, ky çmim duket i lartë në krahasim me çmimet komerciale të kafesë apo lëngjeve.

Kontrata parashikon që pagesat të bëhen sipas porosive reale gjatë 3 viteve, jo si një pagesë e menjëhershme. /Lajmi.net/

Detaje për kontratën: