Ministria e Bujqësisë investon në sistemin e ujitjes në Malishevë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të investojë në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Lajme

12/07/2019 15:27

Për realizimin e këtij projekti, kjo ministri ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Malishevës, për të mundësuar kështu ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë të kësaj komune.

Ky projekt ka një kosto prej 499 104.20 euro, ndërsa qëllimin i këtij projekti është zhvillim i bujqësisë përmes ndërtimit të infrastrukturës së ujitjes të tokës bujqësore.

Bazuar në këtë marrëveshje, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, merr përsipër financimin e 90 për qind të projektit, ndërsa Komuna e Malishevës, do të financoj 10 për qind të projektit, apo shprehur në mjete 49 910.42 euro. /Lajmi.net/