Ministri Zemaj zhvilloi nje bisedë telefonike me homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për menaxhimin e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë Covid -19 në shtetet respektive.

Lajme

09/06/2020 11:34

Gjithashtu, gjatë kësaj bisede, është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në  mes të Republikës së Kosovës me këto shtete.
Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi./Lajmi.net/