Ministri Tahiri: Pas largimit të EULEX-it në qershor, duhet miratuar 8 ligje të reja

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se në prag të përfundimit të misionit të EULEX-it së bashku me organet e tjera të drejtësisë janë duke punuar në zëvendësimin e këtij misioni.

Lajme

12/01/2018 15:56

 

Ai ka thënë se pas përfundimit të misionit të EULEX në qershor duhet ndryshimi dhe plotësimi i 8 ligjeve, nder ta ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, prokurorinë, privatizim e disa të tjera, shkruan lajmi.net.

Këto komente Tahiri i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku është vendos edhe që Kuvendi të bëjë përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje të qeverisë është miratuar emërimi i dy anëtarëve të bordit të drejtorëve në Kompaninë Ibër-Lepenci. Ata janë Muharrem Xhemajli dhe Liridon Zogiani. /Lajmi.net/