Ministri s’i pret në takim, specializantët paralajmërojnë protesta e masa të tjera

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk i ka pritur në takim një grup të specializantëve që kanë protestuar para objektit të kësaj ministrie.

Lajme

09/12/2021 10:34

Anëtar i Këshillit të specializantëve Dijon Musliu, specializant në Ortopedi, ka bërë të ditur se vetëm në korridor i ka pritur një këshilltar i ministrit, i cili u ka thënë se Latifi është shumë i zënë me takime.

Madje Musliu ka paralajmëruar protesta e masa të tjera nëse kërkesat e tyre nuk realizohen deri në javën tjetër.

“Fatkeqësisht ministri nuk pat kohë me na taku tha qe ka takime të caktuara me disa ambasador. U takuam në korridor me një nga këshilltarët e tij na u tha që kanë me na prit në takim javën tjetër”, tha ai.

“Për momentin nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveç të paralajmërojmë protestat e radhës javën e ardhshme nëse nuk takohemi edhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje”.“Do të tentojmë ndoshta duhet të bëjmë diçka edhe më tepër se këto protesta për shkak se tash është hera e tretë që po bëjmë protestë edhe s’po kemi rezultate”.