Ministri Shala: Koha që problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka zhvilluar një takim me Ushtruesin e Detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, që u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare.

Lajme

14/05/2019 16:09

Ministri shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

“Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt qëështë e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisëështë që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt nërritje tëeksportit të prodhimeve tona”, tha ministri Shala.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit Saliu shprehu gatishmërinë që diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.