Ministri serb: Kështu do të sillemi me kosovarët në “Rio 2016”

Ministri i Sportit në Serbi, Vanja Udovicic, ka treguar se si do të sillen sportistët serb me ata kosovarë në Lojërat Olimpike që po mbahen më Brazil.

Sport

06/08/2016 13:15

Ai theksoi që serbët do të garojnë me kosovarët, por nuk do të qëndrojnë në podium nëse janë fitues të ndonjë medalje.

Udovicic u shpreh se sportistët serbë do të largoheshin nga podiumi, përcjellë “Lajmi.net”.

Sportistët kosovarë dhe ata serbë mund të takohen në qitje, ku garojnë Urata Rama dhe Arsovic Andrea dhe Ivana Maksimovic.