Ministri pakistanez në krahinën Punjab, në mesin e 15 të vdekurve nga sulmi me bombë

Në një shpërthim vetëvrasës me bombë janë vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja, pas sulmit me bombë ndaj shtëpisë dhe rezidencës-zyrë të ministrit pakistanez i Punëve të Brendhsme i krahinës Punjab, Shuja Khanzada, i cili edhe ky i fundit ka humbur jetën.

Bota

16/08/2015 16:56

Policia ka konfirmuar se Shuja Khanzada ishte në mesin e viktimave, ndërsa ekipet e shpëtimit ishin në kërkim të deri 25 personave nën rrënojat rezidencës së tij në Shadi Khan, në veriperëndim të Islamabadit, raporton Anadolu Agency.

Policia ka deklaruar se shpërthimi solli rrëzimin e ndërtesës, ku ministri zhvillonte takime me përkrahësit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan tha se shpërthimi ishte një akt i dy sulmuesve.

Mediat vendase kanë cituar burime të Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se grupi militant Lashkar-e-Jhangvi kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në përgjigje të vrasjes së shefit të grupit Malik Is’hakut në korrik.

Mes viktima gjithashtu është një oficer i lartë policie i cili kishte për të detyrë të ofronte sigurinë për ministrin, ndërkohë që rezultojnë të humbur punonjës të tjerë policie. Punëtorët e shpëtimit të mbështetur nga një ekip kërkimi i ushtrisë gërmuan në rrënojat e ndërtesës, për të nxjerrë të plagosurit.

Ndërkohë Turqia dënoi sulmin dhe ka ofruar ndihmë për të luftuar terrorizmin. “Ne e dënojmë këtë sulm terrorist të turpshëm dhe ritheksojmë se Turqia është e gatshme të ofrojë asistencë për Pakistanin në luftën kundër terrorit,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.