Ministri Murati tregon kur do të ekzekutohen pagat sipas koeficientit të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në Ligjin e Pagave që u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net. Murati ka deklaruar se beson…

Lajme

01/02/2023 10:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në Ligjin e Pagave që u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Murati ka deklaruar se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvendin e Kosovës.

“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.