Ministri Mehaj: Me kryeministrin Kurti s’mund të shtyhem për lexim, ai thotë se është bibliotekë

Sot ishte dita e fundit e Panairit të Librit në Prishtinë.

Lajme

12/06/2022 20:28

Përgjatë disa ditëve, qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar mundësinë për të blerë librat e preferuar, pasi pati edhe zbritje të çmimeve

Por botuesit, që pas dy vjetëve mungesë u kthyen në Prishtinë me pritshmëri më të mëdha, thanë se nuk u janë përmbushur ato, pasi pati shumë pak interesim.

E shumë prej qytetarëve që vizituan këtë vit panairin, u shprehën të kënaqur me titujt të cilët i gjetën aty.

Disa prej tyre kanë blerë libra edhe sot, në ditën e fundit.

Një prej tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Mehaj madje e pranoi se e ka shumë të vështirë që të garojë me shefin e tij, kryeministrin Albin Kurti, sa i përket leximit.

Ai tha se kryeministri Kurti lexon më tepër.

”Me kryeministrin është pak problem, se kryeministri thotë unë jam bibliotekë e është pak problem të shtyhem ”, tha ai.

YouTube player