Ministri Maqedonci fton vajzat e gratë që janë në gjendje të vdesin për atdhe, t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnik, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore. Ministri bëri thirrje që të gjitha vajzat e gratë që e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të të aplikojnë për…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnik, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore.
Ministri bëri thirrje që të gjitha vajzat e gratë që e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.
Duhet theksuar se ka pak ditë që FSK-ja ka hapur konkursin e ri për pjesëtarët e rinj , ku numri i atyre që pritet të pranohen është 300.
Postimi i plotë:
Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve.
Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.
#ZgjidhFSK #DetyraNderiAtdheu./Lajmi.net/