Ministri Lluka flet për gjendjen në Telekomin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e rradhës plenare.

Lajme

14/06/2018 12:52

Duke iu përgjigjur pyetjes së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur mbi gjendjen në Telekomin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pas funksionalizimit të bordit të Telekomit, është kërkuar nga ta që të llogaritet dëmi i shkaktuar nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, ndërsa momentalisht është në procedurën e vlerësimit të dëmit që është shkaktuar.

“Me marrjen e detyrës, e kemi funksionalizuar bordin e e Telekomit. Pastaj menjëherë është kërkuar nga ky bord që të llogaritet dëmi në fjalë, dhe tashmë është në procedurën e vlerësimit dhe është çështje muajsh deri në marrjen e vendimeve, pra është në ekspertizën e bordit të telekomit”, ka thënë Ministri Lluka.

Ndryshe, në rend ditë të kësaj seancë është edhe Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj për vendimet e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo./Lajmi.net/