Ministri kritikon Kryeministrin e vet
Netanyahu ka thënë se delegacioni izraelit nuk do marrë pjesë gjatë fjalimit të Presidentit të Iranit në AP të OKB, të një shteti që nuk e pranon Holocaust’in.
Bota
Një ministër izraelit të mërkurën ka kritikuar udhëzimet e kryeministrit për delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara, që të bojkotojnë fjalimin e Presidentit Iranian, në Asamblenë e Përgjithshme, duke thënë se kjo krijonte përshtypjen që Izraeli nuk është i interesuar që të inkurajojë një zgjidhje paqësore për programin e dyshuar bërthamor të Iranit.
Në një komunikatë për media, Ministri i Financave Yair Lapid tha se udhëzimi i Benjamin Netanyahu’t që delegacioni i Izraelit të lëshonte mbledhjen në Asamblenë e Përgjithshme, gjatë fjalimit është një “gabim”.
“Izraeli nuk duhet të duket sikur po kundërshton negociatat dhe nuk duhet të duket si një shtet që nuk është i interesuar për zgjidhje paqësore”, tha Lapid. “Braktisa e mbledhjes në OKB, në Asamblenë e Përgjithshme dhe bojkoti janë të parëndësishme në diplomacinë e tanishme, dhe kjo rikujton mënyrën se si shtetet arabe kanë vepruar ndaj Izraelit”.
Izraeli beson që Irani është duke u munduar që të zhvillojë bombë nukleare, dhe Netanyahu ka qenë skeptik për veprimet e moderuara të presidentit Iranian Hasan Rouhani, të cilin ai e quan “një ujk nën petkun e deles”. Zyrtarët izraelitë frikësohen se afrimi i Rouhani’t me Perëndimin mund të çojë në një lehtësim të presionit ndërkombëtar ndaj këtij vendi.
Netanyahu ka shpejguar pse i ka dhënë udhëzime delegacionit Izraelit që të bojkotojnë fjalimin e Rouhani’t.
“Si kryeministër i Izraelit, shtet i popullit hebre, nuk mund të lejoja që delegacioni i Izraelit të bëhej pjesë e një dredhie cinike të marrëdhënieve me publikun të një regjimi që nuk e njeh Holocaust’in dhe bën thirrje për shkatërrimin tonë,” u shpreh ai.
Lideri iranian në fjalimin e tij tha se ai është gati që të rifillojnë negociatat për programin bërthamor të shtetit të tij dhe bëri thirrje për moderim.
Netanyahu tha se adresimi i Rouhani’t ishte e mbushur me “hipokrizi” dhe se bota duhet të vazhdojë t’i bëjë presion programit bërthamor të Teheranit.
Një zyrtar qeveritar izraelit tha se Netanyahu beson dhe se optimizmi i Perëndimit rreth deklarimeve të Iranit për gatishmërinë për të rifilluar negociatat për programin e saj bërthamor është e ngjashme me euforinë e shprehur në fillim të valës kryengritjeve në shtetet arabe për para tre vitesh.
“Në fillim të Pranverës Arabe, Netanyahu është shprehur se mund të shkojë në një drejtim të mirë apo në një drejtim të keq, dhe njerëzit e akuzuan atë që është një dinosaur, e akuzuan se ai po e injoron shpresën e re. Natyrisht se ata që e kritikuan tash pajtohen se vlerësimet e tij ishin të lidhura me realitetin”, tha zyrtari duke folur në kushte anonimiteti sepse ai nuk ishte i autorizuar që të fliste për këtë çështje në medie.
“Ai nuk ka frikë që të qëndrojë pas mençurisë konvencionale kur ai është i bindur se vlerësimi i tij është i saktë”, tha zyrtari, në lidhje me qëndrimet e Netanyahu’t për deklaratat e liderit iranian. “Ai e sheh këtë si një detyrim moral”.