Ministri Krasniqi: Si e la MTI-në ministrja e VV-së, luksi i Endrit Shalës për stafin do të ndalet 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka treguar lidhur me planin e tij për të qeverisur me ministrin që synon të udhëheq në mandat katër vjeçar.

Lajme

28/06/2020 20:57

Krasniqi në një intervistë për lajmi.net ka thënë se lokalet e Prishtinës janë duke u inspektuar lidhur me zbatimin e masave ndaj COVID-19, por është ankuar se ka mungesë të inspektorëve.

Duke folur për ministren e VV-së, Rozeta Hajdari, e cila qendroi në këtë ministri veç 50 ditë, Krasniqi tha se nuk ka parë asnjë përparim lidhur me udhëheqjen e saj, duke thënë se ministria kishte mbetur ashtu si e kishte lënë Endrit Shala.

YouTube player

Mirëpo, duke parë se as në kohën e Endrit Shalës kjo ministri nuk kishe lulëzuar, pasi stafi i tij kishte bërë shpenzime enorme duke udhëtuar, ministri i ri u zotua se luksi do të ndalet.

Me ministrin u diskutua edhe për mbrojtjen e konsumatorëve që po përballen më produkte të cilësisë së dobët?

A synon të sjell investitor të mëdhenj në Kosovë, si Coca Cola dhe McDonald’s?

Strategjia e tij për cilësinë e mirë të naftës?

Si do t’ia largoi petkun politik zonave ekonomike? /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/2416270582005060/