Ministri Ismaili me një foto familjare kujton diplomimin në Universitetin e Harvardit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, si rrallë herë ka postuar një fotografi familjare në faqen e tij në facebook.

Lajme

25/05/2019 12:59

Por, këtë herë, kjo fotografi duket se simbolizon diçka të veçantë për ministrin Ismaili, transmeton lajmi.net.

Është tre vjetori që kur ai kishe përfunduar shkollimin e tij në SHBA.

“3 vjet më parë, me Arizonën, Omerin dhe Umën, në përfundim të një udhëtimi të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar ministri Ismaili.

Ndryshe, ministri Ismaili studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit. /Lajmi.net/