Ministri i Qeverisë “pro europiane” të Serbisë lavdëron Sllobodan Millosheviqin

Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin, në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë, i njohur si kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se ky i fundit ishte i caktuar i Zotit, dhe se të gjithë armiqtë e tij, ishin armiq edhe të Serbisë.

Lajme

11/03/2015 18:14

Vulin, ky zyrtar i Qeverisë së Serbisë e cila po negocion për anëtarësim në Bashkim Europian (BE), shfaq nostalgji për kasapin e Ballkanit, i dënuar edhe ndërkombëtarisht për krimet e bëra në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Ai pranë përkujtimit në varrin e Millosheviqit, tha se ish lideri i tyre ka gabuar në disa raste, por jo për politikat e tij, por në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët ka bashkë-qeverisur.

“Populli në demokraci nuk mund të gabojë. Zgjedhja e tyre është edhe zgjedhje e Zotit. Por a ka gabuar Millosheviqi – ka gabuar. Veçanërisht kur në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve, ndërsa armiqtë e kanë zgjedhur në mënyrë të pagabuar. Asnjë armik nuk ka qenë vetëm i tij, por edhe i gjithë Serbisë”, ka thënë Vulin.