Ministri i Mbrojtjes: Një nga bombarduesit vetëvrasës kishte studiuar në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes së Shtetit të Sri Lankës, Ruwan Wijewardene ka dhënë detaje shtesë për shpërthimet e fundit.

Bota

24/04/2019 09:50

Duke folur në një konferencë shtypi sot, Ministri i Mbrojtjes së Shtetit të Sri Lankës, Ruwan Wijewardene zbuloi se shumica e sulmuesve vetëvrasës të së dielës ishin nga familje të mira.

Ata gjithashtu ishin të arsimuar mirë, duke përfshirë së paku të diplomuar në universitet që kishin studiuar jashtë vendit, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

“Shumica e tyre janë të arsimuar mirë dhe vijnë nga klasa e mesme ose e mesme e lartë, kështu që ata janë financiarisht mjaft të pavarur dhe familjet e tyre janë mjaft të qëndrueshme financiarisht”, deklaroi ai.

Ai shtoi: “Ne besojmë se një nga bombarduesit vetëvrasës ka studiuar në Britani të Madhe dhe ndoshta më vonë ka kryer post-diplomën e tij në Australi, përpara se të kthehet për t’u vendosur në Sri Lanka”. /Lajmi.net/