Ministri i Diasporës: Pikëllim i thellë për vrasjen mizore të Mërgimit

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka shkuar një telegram ngushëllimi për familjen e Mërgimit, djaloshit 7 vjeçar i cili në mënyrë mizore është ther me thikë në Basel të Zvicrës.

Lajme

22/03/2019 15:01

Ai e ka quajtur vrasje mizore nga je dorë kriminele, transmeton lajmi.net.

Telegrami i ngushllimit:

Është e rëndë për të shkruar një telegram ngushëllimi. Sot, është ne veçanti trishtuese për të shkruar një telegram për një familje, të cilës djali i tyre 7 vjeçar u vra mizorisht nga një dorë kriminale.

Përderisa asgjë nuk mund të mbush zbrazëtirën e humbjes së fëmijës – fillimisht si prind, pastaj edhe si zyrtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella për humbjen tuaj, për shuarjen e një jetë, në moshë të njomë – atëherë kur ajo sapo kishte filluar.

Zoti ua lehtësoftë këtë dhimbje të madhe që jeni duke e përjetuar.

Me pikëllim të thellë,

Dardan Gashi

Zëvendës kryeministër / Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike