Ministri i brendshëm serb, shpërblen policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq është takuar sot me policin shqiptar nga Lugina e Preshevës Rexhep Arifi, fotografitë e të cilit me fëmijën sirian në krah përshkuan botën, duke thënë se për shkak të humanitetit të treguar Arifi nderohet me çmim.

Lajme

10/09/2015 18:13

Stefanoviq në një konferencë për shtyp ka thënë se Arifi në një kohë kur ndjenjat humanë janë shuar, tregoi anën e mirë të tij dhe policisë serbe në botë, transmeton Indeksonline.

“Ai tregoi se policia serbe kanë një sjellje dhe trajtim normal ndaj të gjithë njerëzve që vijnë në vendin tonë, dhe të gjithë janë prekur nga humaniteti i tij”, ka thënë Stefanoviq.

Ndërsa, Arifi ka thënë se ajo ditë ishte një prej të zakonshmeve të punës së tij patrulluese në fshatin Miratoc, në pikën kufitare me Maqedoninë.

Polici Arifi ka shtuar se në Miratoc arrijnë nga 2.000 -3.000 refugjatë dhe se policët gjithmonë sillen ashtu si kishte bërë ai me fëmijën.

“Ajo ditë ishte dinamike dhe nëna e djaloshit ishte e lodhur, kështu që e mora në krah djaloshin e quajtur Amir dhe loza pak me të”, ka thënë ai.