Ministri i AKR-së për kalimin e Bahtirit në VV: AKR u përdor si trampolinë

Valdrin Lluka nga Aleanca Kosova e Re ka thënë se në këtë parti janë mësuar që të zhvillojnë kuadro edhe për partitë e tjera.

Lajme

23/08/2019 19:32

Ai, në “Imazh” te RTK, e ka komentuar kalimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga AKR-ja në lëvizjen Vetëvendosje.

“Në AKR vazhimisht kemi pasur raste kur njerëz që janë zhvilluar në AKR dhe e kanë shfrytëzuar AKR-në si trampolinë për të kaluar diku tjetër. Pra është mirë që AKR zhvillon kuadro”, ka thënë ai.

“Ne mendojmë që do të vazhdojmë të fortë në Komunën e Mitrovicës. Pra së shpjeti do ta shohim që do të jemi mirë në Mitrovicë”, ka thënë ai.