Ministri Hoxhaj paralajmëron hapjen e ambasadës në Kanada
Mësohet se kërkesa e shefit të diplomacisë kosovare, Hoxhaj për hapje të ambasadës i është dorëzuar Presidentes Jahjaga për dekretim dhe së shpejti Kosovës do t’i shtohet edhe një ambasadë në shërbimin e jashtëm.

Lajme
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kanada.
Mësohet se kërkesa e shefit të diplomacisë kosovare, Hoxhaj për hapje të ambasadës i është dorëzuar Presidentes Jahjaga për dekretim dhe së shpejti Kosovës do t’i shtohet edhe një ambasadë në shërbimin e jashtëm.
Lajmi për hapjen e ambasadës vjen vetëm dy javë pas paralajmërimit të Hoxhajt për hapjen e ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe konsullatave në Milano dhe Munih.
Iniciativa më e fundit e Hoxhajt dhe Ministrisë së Jashtme është rezultat i rekomandimeve të Konferencës së Dytë të Ambasadorëve për të rikonfiguruar shtrirjen e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës nëpër botë.
Deri më tani, Kosova arrin numrin e 25 ambasadave nëpër botë dhe 20 misioneve konsullore.