Ministri Hoti në Paris, tregon për sukseset e Qeverisë së Kosovës

Në konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe SIGMA (Përkrahja për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit), me temën “Sfidat në Reformat e Administratës Publike në vendet e Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Paris, ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili është duke marrë pjesë, në prezantimin e tij ka folur për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e Administratës Publike, në veçanti në fushën e Menaxhimit të Financave Publike .

Lajme

04/12/2015 16:30

Hoti ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim. Gjithashtu, ministri i informoi të pranishmit rreth progresit në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin katërvjeçar të Qeverisë si dhe lidhshmërinë e gjitha këtyre dokumenteve strategjike me planifikimin fiskal dhe implementimin e tyre përmes buxheteve vjetore të Qeverisë.

Sipas komunikatës për media të Ministrisë së Financave, Ministri Hoti gjithashtu i ka informuar të pranishmit mbi ndryshimet e suksesshme në procesin dhe kualitetin e vlerësimit të ndikimit buxhetor të të gjitha iniciativave të reja të Qeverisë, ku prej fillimit të implementimit të Udhëzimit të ri Administrativ dhe Manualit përcjellës, të gjitha inputet e reja që kalojnë përmes aprovimit në Qeveri janë të një kualiteti shumë më të mirë, duke informuar në tërësi vendimmarrësit mbi implikimet buxhetore e fiskale të të gjitha iniciativave që prezantohen në Qeveri për aprovim.

Hoti ka treguar se kjo ndihmon në masë të madhe në prioritizimin e iniciativave dhe reformave, varësisht nga mundësit buxhetore të vendit.

“Ai gjithashtu theksoi se një fushë tjetër me rëndësi e cila lidhet me transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e financave publike, ka të bëjë me projeksionet ekonomike e fiskale ku tha se Ministria e Financave ka ngritur nivelin e transparencës duke i bazuar këto projeksione tërësisht në variabla ekonomike, të lidhura me supozime reale.

Në të njëjtën kohë, Ministri Hoti foli edhe rreth fushave që kërkojnë një vëmendje të shtuar në periudhat e ardhshme, për përmirësime të mëtutjeshme si për nevojën e buxhetimit të bazuar në performancë, përmirësimin e monitorimit të ekzekutim it të buxhetit, përmirësimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve publike, etj.

Në fund, Ministri Hoti falënderoi të pranishmit, e në veçanti organizatorët për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave në fushën e menaxhimit të financave publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe zyrtarë të lartë të OECD-së, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s.

Ministri Avdullah Hoti u takua edhe me Senatorin Francez AlanRichard, i ngarkuar për çështje ekonomike për Ballkanin perëndimor të cilin e informoi për zhvillimet buxhetore në Ministrinë e Financave si dhe për ndryshimin e ligjeve tatimore të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, si i vetmi kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa, Senatori Richard shprehi përkrahjen e tij për proceset dhe hapat e Qeverisë së Kosov? ?s për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatën e plotë për medie. /Kp