Ministri britanik për 200 trupat shtesë që vinë në Kosovë: Kërkesa erdhi nga komandanti suprem i NATO-s
Sulmi terrorist në veri të vendit i ka mobilizuar aleatët e Kosovës. Pasi sulmi u dënua ashpër nga BE-ja e ShBA-ja, poashtu dhe nga Britania e Madhe, kjo e fundit ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm. 200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë. Lidhur me dislokimin e…
Bota
Sulmi terrorist në veri të vendit i ka mobilizuar aleatët e Kosovës. Pasi sulmi u dënua ashpër nga BE-ja e ShBA-ja, poashtu dhe nga Britania e Madhe, kjo e fundit ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm.
200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë. Lidhur me dislokimin e trupave britanike ka folur sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps.
Ai tha se kërkesa për trupa shtesë në Kosovë erdhi nga komandanti suprem i NATO-s, shkruan Lajmi.net.
“Unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë,” tha Shapps shkruan Mirror.
Shapps tha se këto trupa do t’i bashkohen edhe 400 ushtarëve që gjendet në Kosovë.
Shefi politik i ushtrisë britanike theksoi se ushtarët do të ulin tensionet dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë.
“Ato do t’i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke ndihmuar në qetësimin e tensioneve në rritje në rajon dhe duke i mbajtur të gjithë të sigurt”, tha ai.