Ministri Aliu merr pjesë në lansimin e projektit “Siguria e fëmijëve në trafik
Sot në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore “Siguria e fëmijëve në trafik”. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, zëvendësambasadori i Gjermanisë Matthias Conrad, ndërsa nga Policia e Kosovës Sylejman Halili…

Lajme
Sot në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore “Siguria e fëmijëve në trafik”.
Në këtë aktivitet të pranishëm ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, zëvendësambasadori i Gjermanisë Matthias Conrad, ndërsa nga Policia e Kosovës Sylejman Halili shef i njësisë së trafikut.
Lidhur me rëndësinë e këtij projekti ministri Aliu tha se ” Vërtetë kam kënaqësinë që po marrë pjesë në këtë aktivitet që po promovohet një aplikacion për sigurinë në komunikacion mjaft unik, me ndihmën e ambasadës gjermane. Ky projekt do të jetë në dispozicion të fëmijëve e që ka të bëjë me sigurinë më trafik. Edhe ne qytetet tona ka plane te reja mobiliteti, që synojmë zhvillimin dhe investimet e reja e që synohet çdo herë të kemi sa më pak ndikime negative në mjedis por çështja e sigurisë mbetet çështja kryesore në vend e cila përfshinë shumë ministri dhe shumë fusha, duke bashkëpuar me njëra tjetrën. E dijmë se siguria në trafik ndihmohet nga Policia e Kosovës, pastaj ministria e Arsimit e cila luan rol të rëndësishëm në arsimimin e nxënësve për mënyrën se si të sillen në trafik. Poashtu një rëndësi po i japim dhe përgatitjes adekuate të shoferëve të rinjë, që janë edhe fokusi kryesor e deri të fëmijët të cilët të cilët në komunikacion shpeshherë janë të rrezikuar pa fajin e tyre. Prandaj mendoj se ky aplikacion do të ndihmojë fëmijët që të mund të përgatiten t’i njohin mirë rregullat dhe të kemi sa më pak aksidente në trafik. Dua ta falenderoj shtetin Gjerman, dhe organizatën GIZ për ndihmën që po na jep në të gjitha fushat, në aspektin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky aplikacion duhet të shfrytëzohet sa më shumë nga prindërit dhe fëmijët”.
Ndërsa ministrja e MASHT-it Arbërie Nagavci këtë projekt e vlerësoi si të rëndësishëm dhe të vlefshëm për sigurinë në rrugë e cila na prekë të gjithëve e veçanërisht fëmijët. Kjo platformë ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne e sidomos për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve.
Ndërkaq Sylejman Halili nga policia e Kosovës u shpreh se policia e vendit është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh duke mbajtur legjerata nëpër shkolla për sigurinë në trafik.
“Ne i kemi përgatitur disa fletushka që do të shpërndajmë lidhur me rëndësinë e sigurisë në trafik”, ka thënë Halili.
Ky projekt është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa është financuar nga GIZ-i Gjerman. /Lajmi.net/