Ministri Agani: Shamia do të lejohet në shkolla

Ministri në largim i Shëndetësisë Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se, nga shtatori i këtij viti, vajzat që vendosin shami do të lejohen të vijojnë mësimet në shkollat publike arsimore të vendit.

Lajme

10/05/2014 22:23

Agani ka sqaruar se, do të ketë qëndrim institucional rreth asaj që shamia nuk paraqet uniformë fetare dhe ajo mund të lejohet në shkolla. 

“Nuk bëhet fjalë për ndalesë të mbulesës ose shamisë në shkolla, bëhet fjalë për ndalesë të uniformës fetare, personave fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit”, tha Agani për RTK.

Por Ministria e Arsimit ende nuk ka qëndrim të prerë për këtë çështje, duke u shprehur se veprimi i tyre do të jetë në kuadër të zbatimit të ligjit.