Ministri Abrashi premton përkrahje për sektorin privat

Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi dhe kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, kanë zhvilluar një takim ku janë pajtuar për bashkëpunim dhe përkrahje të sektorit privat.

Lajme

06/01/2015 13:54

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, është takuar sot me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Dy palët janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas një njoftimit të MPMS-së, thuhet se ministri Abrashi ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim sa më të frytshëm me qëllim të zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“MPMS dhe OEK vlerësojnë se investimet në edukim dhe aftësim profesional janë mundësia më e mirë për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon si dhe ka nevojë urgjente për një analizë të tregut të punës, por edhe për shumë çështje të tjera të rëndësisë së veçantë që duhet vënë në fokus”, thuhet në një njoftim të MPMS-së.

Në anën tjetër, kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu,ka falënderuar ministrin për mikpritjen, mbështetjen dhe gatishmërinë për sektorin privat sepse sipas tij vetëm përmes fuqizimit të këtij sektori mund të arrihen efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës.