Mininistri Shala argëtohet në lokalet e natës pas dorëheqjes së Haradinajt

Ministrit në largim të Tregtisë dhe Industrisë, nuk i la fort përshtypje dorëheqja e kryeministrit Haradinaj nga posti, vendim nga i cili edhe ai do të largohet nga dikasteri që drejton.

Lajme

20/07/2019 19:30

Ai gjatë mbrëmjes së djeshme është parë në njërin nga lokalet e natës duke u argëtuar me disa persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Fotografitë në redaksinë e lajmi.net i ka dërguar një lexues i cili e ka parë Shalën në njërin nga lokalet e kryeqytetit.

Ndryshe, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për Kosovën, ku Haradinaj pritet të dërgojë letrën e dorëheqjes tek presidenti Thaçi. /Lajmi.net/